Studim: Perceptimet dhe qendrimet e shqiptarëve ndaj barazisë gjinore

12439471_1067643396627769_5578660505584463493_n

Programi për Zhvillim i Kombeve, ka zhvilluar një studim për të kuptuar “Perceptimet dhe qendrimet rreth barazisë gjinore në Shqipëri”. Gjetjet e studimit u prezantuan në Tiranë duke bërë bashkë përfaqësues të qeverisë, shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë.

Studimi fokusohet në aspektet e ndarjës së punëve të shtëpisë, ndarjes së përgjegjësive të kujdesit për fëmijët, perceptimet dhe qendrimet ndaj roleve të grave dhe burrave në familje, punësimi dhe të ardhurat, menaxhimi i parave, balanca karrierë-familje, për rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në tregun e punës si dhe për ndihmesën e burrave dhe djemve në familje.10294512_1067644083294367_1325922544427883763_n

UNDP thotë se janë kryer 450 intervista në zonat malore, bregdetare dhe në Tiranë, nga të cilat 80% e personave të intervistuar pohojnë se zakonisht janë gratë ato që bëjnë larjen dhe hekurosjen e rrobave, pastrimin e shtëpisë, gatimin dhe larjen e enëve.

Bie në sy se gratë dhe burrat kanë perceptime të ndryshme për ndihmesat që japin në familje. Sipas studimit, burrat, të cilët shpenzojnë mesatarisht 2.71 orë në ditë për punët e shtëpisë,  kanë më shumë gjasa se gratë të pohojnë se punët e shtëpisë ndahen në mënyrë të barabartë ndërmjet tyre dhe grave. Gratë nga ana tjetër, të cilat shpenzojnë 4.66 orë në ditë, thonë se punët nuk ndahen në mënyrë të barabartë.

E pranishme në forum, kryetarja e Grupit Parlamentar të Grave, Mesila Doda, tha se “Suksesi mund të arrihet vetëm kur të gjithë, burrat dhe gratë punojnë së bashku”.

Studimi i Kombeve të Bashkuara këshillon se duhen shtuar përpjekjet për të edukuar të rinjtë që në moshë të vogël, për të patur qendrime të barabarta si ndaj mehskujve ashtu dhe ndaj femrave. /m.g

734959_1067644016627707_517677311803580882_n

10649840_1067644143294361_9001079213238909865_n

1451939_1067643449961097_6741053624047488057_n

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest