Blushi ofendoi egjiptianët, i kërkoi ndjesë romëve, ata i dërgojnë letër ku shpjegohen dallimet

504066

Disa javë më parë, gjatë fjalimit të tij në takimin e Partisë Socialiste në  Elbasan, deputeti Ben Blushi i është drejtuar një prej antarëve të asamblesë së PS, Hektor Çiiftja, me një frazë fyese ndaj komunitetit Egjiptian

Menjëherë pas kësaj ngjarje, komuniteti Egjiptian hartoi një peticion ku dënonte gjuhën diskriminuese të deputetit Blushi ndaj tyre.

I ftuar disa ditë më pas në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ben Blushi i kërkoi ndjesë komunitetit Rom për fyerjen drejtuar komuniteit Egjiptian.

Nisur nga kjo ngjarje, të rinjtë e Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome, i kanë dërguar dje një letër deputetit Ben Blushi, ku i japin informacione mbi dallimin dhe të përbashkëtat e komunitetit Egjiptian dhe Rom.

Në letër shkruhet: “U ndjemë mirë si komunitet Egjiptian kur kërkuat ndjesë në emisioni “Opinion” për ofendimin që kishit bërë. Ajo që ë bënte përshtypje ishte pikërisht fakti se ofendimi ishte ndaj komunitetit Egjiptian dhe ndjesën ia këruar komunitetit Rom.”

“Ndoshta nuk keni faj se nuk arrini të dalloni me çfarë keni lexuar se cilët janë, por ne donim që me këtë shkresë t’u përgëzonim për ndjesën dhe t’u jepnim disa informacione mbi këto 2 komunitete për t’ju qartësuar lidhur me ndryshimin midis këtyre dy komuniteteve.”

Letra vazhdon më tej me një përmbledhje të shkurtër të prejardhjes, karakteristikave dhe problemeve të secilit komunitet.

/l.k./

Letra e plotë:

12063506_1690622547871717_1447530965047731551_n 12801550_1690622544538384_1458408502986147431_n

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest