ISSH propozon rritje pensioni nga 175 deri në 3737 lekë në muaj për disa kategori

pensionistet

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka propozuar një projektvendim, që parashikon rritjen e pensionit për disa kategori të veçanta. Gazeta “Shqiptare” shkruan se ata që do të përfitojnë janë personat që kanë dalë në pension para vitit 1996.

Rritja e pensionit pritet të variojë nga 175 lekë në muaj deri në 3737 lekë në muaj. Ky ndryshim do të bëhet pët të njehësuar shumën e marrë nga persona të ndryshëm, për të njejtën punë. Pasi ka patur raste që për arsye të ndryshme, për të njejtin profesion të merrej pension i ndryshëm. Por edhe për shkak të ndryshimeve pas viteve 1990, apo mungesës së dokumentacionit

Përsonat që do të përfitojnë janë ndarë në gjashtë kategori, në mënyrë që të ardhurat e tyre të jenë të barabarta me të ardhurat e pensionistëve të tjerë që kanë kryer të njëjtën punë.

  • Në kategorinë e parë janë personat e dalë në pension gjatë përiudhës 1 tetor – 31 dhjetor 1993. Të ardhurat e kësaj shtrese shtohen nga 182 lekë në muaj në 2471 lekë në muaj.
  • Në kategorinë e dytë janë pensionistët që kanë dalë në pension gjatë përiudhës 1 janar – 30 shtator 1994. Pensioni i tyre shtohet nga 1627 lekë/ muaj në 2486 lekë në muaj.
  • Në kategorinë e tretë janë pensionistët që kanë dalë në pension nga data 1 tetor 1994 deri më 30 prill 1995. Kjo shtresë merr rritje pensioni nga 517 lekë deri në 2488 lekë në muaj.
  • Në kategorinë e katërt janë ata që kanë ndërprerë punën nga 1 maji 1995 deri më 30 shtator 1995. Shtesa për këtë kategori është 417 lekë në muaj deri në 2482 lekë në muaj.
  • Në kategorinë e pestë janë pensionistët që kanë dalë në pension nga data 1 tetor 1995 deri më datë 31 mars 1996. Shtesa për ta varion nga 175 lekë/muaj në 2480 lekë në muaj
  • Në kategorinë e fundit, të gjashtën, janë ata që kanë dalë në pension nga 1 prilli 1996 deri më 31 dhjetor 1996. Shtesa për këtë kategori është fikse, dhe më e larta. Të gjithë këta persona do të marrin 3737 lekë në muaj më shumë pension. /m.g

Burimi: Gazeta Panorama

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest