Miratohet plani urgjent për refugjatët

0,,19117884_403,00

Bashkimi Evropian miratoi përfundimisht planin e ndihmës urgjente për të furnizuar refugjatët në Greqi. Bëhet fjalë për një paketë ndihme prej 700 milionë eurosh që do të furnizojë refugjatët deri në vitin 2018.

Për shkak të mbylljes së itinerarit ballkanik, në Greqi janë bllokuar më shumë se 35.000 refugjatë, të cilët kanë nevojë urgjente për ndihmë ndaj edhe u vendos përfundimisht për paketën urgjente. Këshilli i BE-së bëri të ditur se nga fondi mund të financohen edhe shtete të tjera, të cilat ndodhen në situata humanitare të vështira, shkruan DW.

Për këtë vit janë parashikuar 300 milionë euro, ndërsa për dy vitet e ardhshme përkatësisht nga 200 milionë euro. Me këtë fond synohet të plotësohen nevoja bazë të refugjatëve, siç janë ato për ushqime, për ujë, për strehim dhe për trajtim mjekësor.

Sipas të dhënave të qeverisë greke, në të gjithë Greqinë ndodhen 46.000 migrantë. Shumica e të cilëve janë refugjatë lufte dhe vetëm pak refugjatë ekonomikë nga shtetet afrikanoveriore. /m.g

Burimi: DW

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest