Hungaria bllokon marrëveshjen Evropiane për të drejtat LGBT

Hungary1_640x345_acf_cropped

Një marrëveshje Evropiane për të parandaluar diskriminimin kundër njerëzve LGBT është bllokuar nga Hungaria.

Qeveria holandeze, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së, i  kishte paraqitur një projekt-marrëveshje këtë javë Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili i bëri thirrje Komisionit Evropian të trajtojë diskriminimin homofobik dhe transfobik, promovimin e masave për të çuar përpara barazinë LGBT, dhe të shtojë përpjekjet për të mbledhur të dhëna për trajtimin e qytetarëve LGBTI.

Marrëveshja u prit mirë nga shumica e vendeve anëtare – me Letoninë, Lituaninë dhe Poloninë që ngritën kundërshtimet e tyre fillestare.

Megjithatë, marrëveshja mori veton nga përfaqësuesit e Hungarisë të cilët bllokuan marrëveshjen – të njëjtën ditë ata gjithashtu bllokuan një marrëveshje të propozuar me Turqinë për krizën e migrimit.

Një deklaratë nga qeveria e djathtë e vendit ka thënë: “Hungaria nuk është në gjendje të bjerë dakord me listën e veprimeve për të avancuar barazinë LGBT.”

E vetmja Demokrate Liberale në Mbretërinë e Bashkuar Catherine Bearder, tha për PinkNews në një deklaratë: “BE-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm në avancimin e të drejtave LGBTI në të gjithë kontinentin në vitin e fundit, duke përfshirë edhe faktin që është bërë e paligjshme të refuzosh dikë në punë në bazë të orientimit seksual.

“Por realiteti është se në disa vende evropiane njerëzit LBGTI ende përballen me persekutim dhe diskriminim të përditshëm.”

“Është një turp që qeveritë si të Viktor Orban-it në Hungari po bllokojnë progresin në këtë fushë.”

“Mbretëria e Bashkuar duhet të përdorë ndikimin e saj në BE për tu siguruar që të drejtat e LGBT respektohen në gjithë vendet fqinje.”

Marrëveshja i bëri thirrje Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare “të ndërmarrin veprime të tjera për të luftuar diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor dhe për të ngritur vetëdijen për të avancuar me barazinë LGBT.”

Megjithatë, ajo ka shtuar se është e rëndësishme që të “respektojë plotësisht identitetet kombëtare të Shteteve Anëtare dhe traditat kushtetuese, si dhe kompetencën e Shteteve Anëtare në fushën e së drejtës familjare … por duke i  kushtuar vëmendje të drejtave themelore të personave LGBTI./A.A

/pinknews.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest