Kriza e emigrantëve/ Rama: Shqipëria nuk do të hapë kufijtë e as nuk do të ngrejë mure

0,,19093464_403,00

Edhe Shqipëria ashtu si fqinjët grek apo maqedonas, rrezikon të preket nga kriza e refugjatëve. Për këtë çeshtje është diskutuar në takimin e Kryeministrit Rama me Përfaqësuesen e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini.

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se “Shqipëria nuk do të hapë kufijtë e saj dhe as do të ngrejë mure” duke iu referuar kontributit të Shqipërisë në përballimin e krizës së rëndë të refugjatëve.

Ai tha se Shqipëria është vend i vogël dhe  nuk ka as fuqinë, as delirin që mund të shpëtojë Europën. “Nuk do të hapim kufijtë dhe nuk do të ngremë mure. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë, brenda një plani të përbashkët europian”.

Nga ana tjetër Mogherini deklaroi se edhe pse Shqipëria nuk do të hapë kufijtë për refugjatët, “ekzistojnë shenjat e para që kriza e refugjatëve mund të prekë Shqipërinë” në situatën aktuale kur Maqedonia ka mbyllur kufijtë e saj me Greqinë dhe Serbinë.

Në takim u theksua edhe rreziku potencial i terrorizmit dhe radikalizmit që mund të shoqërojë krizën e refugjatëve, duke e cilësuar si një sfidë evropiane. “Zgjerim i BE do të thotë që jemi të gjithë së bashku dhe gjejmë zgjidhje për problem të përbashkët” tha mbrëmë Federica Mogherini. /m.g

Burimi: DW

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest