Bashkia bën një hap mbrapa për taksat, tregtarët bëjnë kundërofertë

tirana06

Ditën e djeshme në orën 19:30 u zhvillua takimi mes negociatorëve të protestës së tregtarëve dhe Kyretarit të Bashkisë së Tiranës.

Sipas tregtarëve u ra dakort për dy nga 7 kërkesat e tyre, përkatësisht për anullimin e faturave të 10-fishuara për muajt Janar dhe Shkurt dhe për heqjen e taksës së tavolinës prej 2500 lekë në muaj. Kjo u konfirmua dhe nga deklaratat e Erion Veliajt në emisionin Opinion mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë që bashkia ka marrë dy ditë kohë për të rishqyrtuar çështjen e tarifave për hapësirën publike, grupi negociator i tregtarëve i ka bërë një kundërofertë Kryetarit të Bashkisë.

Ata propozojnë aplikimin e fashave në taksën për hapësirën publike. Praktikisht propozohen 3 fasha me nga 40 m2.

Per 40 m2 te para, cmimi te jete 150l/m2/muaj.
Per 40m2 te dyta (pra 40-80 m2) cmimi te jete 300l/m2.
Per 40m2 te treta (80-120 m2) cmimi te jete 450 l/m2.
Mbi 120m2 te aplikohet tarifa e dhjetefishuar.

Sipas negociatorëve të protestës kjo formulë siguron që askush prej bizneseve të vogla nuk falimenton si edhe dekurajon përdorimin e pakufizuar të hapësirës publike, duke e detyruar atë që zë më shumë hapësirë të paguajë më shumë.

Por Erion Veliaj ka thënë dje në emisonin Opinion se nuk ka bërë asnjë tërheqje nga taksat, duke e cilësuar si të ndershëm anulimini e taksave për janarin dhe shkurtin, pasi bizneset nuk ishin njoftuar. Ai theksoi se nuk do të tërhiqet nga mënyra e re e administrimit të hapësirave publike.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest