Pronarët e bizneseve në protestë: “Me taksën e re për hapësirat publike jemi të falimentuar”

12705523_418450741697433_3448638645086748373_n

Pronarë të bizneseve të vogla kanë protestuar sot përpara Bashkisë së Tiranës për të kundërshtuar taksat dhe tarifat vendore.

Ata kundërshtojnë taksën e re për shfrytëzimin e hapësirave publike e cila sipas tyre është 10-fishuar. Pronarët janë lajmëruar këtë javë përmes një letre nga Bashkia e Tiranës për taksat e reja mbi ambjentet publike që shfrytëzojnë për tavolina apo shërbime të tjera.

Ata e konsiderojnë këtë si “gjobë” dhe jo taksë dhe shprehen se është e padrejtë që të lajmërohen tani për një taksë që është ndryshuar më 31 dhjetor të vitit të kaluar. Pronarët  thonë se kjo taksë po iu kushton më shumë se qeraja e bizneseve.

Përfaqësuesit e biznesit të vogël u shprehen të mashtruar nga Veliaj, pasi në fushatë elektorale ai kishte premtuar uljen e takave dhe lehtësira për biznesin.

/l.k./

DISA NGA ANKESAT E PRONAREVE TE BIZNESE DREJTUAR NISMES “THURJE”:

10494551_417874095088431_8805986033633359616_n12744147_417874101755097_7516945028734932890_n12717765_417874091755098_115198419717166836_n

FOTOGALERI NGA PROTESTA:

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest