IKMT nis shembjen e banesave të komunitetit rom në Selitë, banorët përplasen me policinë

12734006_997912696946152_6829823613264323816_n

Vazhdon edhe sot përplasja mes familjeve rome që kundërshtojnë prishjen e banesave dhe IKMT e policisë që kërkojnë shembjen e tyre për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës.

Fadromat e IKMT  kanë shembur një nga banesat, të shoqëruara nga forcat e FNSH dhe RENEA që kanë bllokuar zonën e po mbajnë larg banorët e aktivistët që gjenden aty.

Familjet rome, banorë prej 25 vitesh në zonën e Selitës që preket nga ndërtimi i Unazës së Madhe janë të gatshëm të largohen vetëm nëse do t’iu jepet një strehim i denjë apo dëmshpërblimi që iu takon.

12744023_1805577806336205_1150618105809418414_n

Zona ku ndodhen banesat e komunitetit rom në Selitë është rrethuar nga forcat e policisë, asnjeri nuk lejohet të afrohet. IKMT  ka ndërprerë energjinë elektrike dhe ka filluar shembjen shembjen e banesave.
/Foto: Aktivizmi Rom dhe Egjiptian

12744520_1805559256338060_2494681339708957924_n

Banorë dhe aktivistë vijojnë të kundërshtojnë shembjen pasi pretendojnë se po kryhet në shkelje të ligjit dhe pa asnjë vendim zyrtar. Mësohet se 2 prej banorëve janë shoqëruar nga policia, pasi kanë kundërshtuar vendimin.
/Foto: Aktivizmi Rom dhe Egjiptian

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest