Nisin punimet për Unazën e vogël

214722

Bashkia e Tiranës ka lajmëruar se nga sot kanë nisur punimet për Unazën e Vogël. Faza e parë e projektit që ka nisur sot, përfshin segmentin nga Banka e Shqipërisë – prapa Muzeut Kombëtar – Ushtari i Panjohur. Punimet, sicc është lajmëruar nga bashkia, do të zhvillohen në tre faza. Ndërtimi i Unazës së Vogël ka për qëllim të kthejë sheshin Skënderbej në pedonale.

Realizimi i Unazës së Vogël,parashikon disa shembje dhe shpronësime, ndërtime të kanalizimeve dhe zhvillim të infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore.

Disa nga punimet që do të kryhen janë heqja e transformatorit që ndodhet pas 15­-katëshit, i dalë jashtë funksioni prej kohësh. Po kështu edhe godina e INSIG do të prishet duke bërë të mundur kalimin e Unazës së Vogël në këtë pjesë.

Bashkia e Tiranës ka lajmëruar se deri në përfundim të fazës së parë, që parashikohet të jetë 4 muaj, do të ketë devijime dhe bllokime në disa akse rrugore rreth qendrës së qytetit.

– Në kryqëzimin e rrugëve “Urani Pano” dhe “Ded Gjo Luli”, drejtim i detyruar djathtas dhe majtas

– Në kryqëzimin e Rrugës së Durrësit me rrugën “Ded Gjo Luli”, drejtim i detyruar djathtas

– Rruga “Abdi Toptani”, me një sens lëvizjeje, me drejtim nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në rrugën “George W. Bush”. Do të ketë ndalim-qëndrimi 24 orë, në të dy krahët e saj

– Rruga “Çamëria”, me një sens lëvizjeje me drejtim nga rruga “Ibrahim Rugova” deri në sheshin “Skënderbej”. Do të ketë ndalim-qëndrimi 24 orë në të dyja krahët e saj

– Ndalohet parkimi i mjeteve në Rrugën e Barrikadave, segmenti “Luigj Gurakuqi” deri në Rrugën e “Dibrës

– Linja Institut-Qendër do të kryejë rrotullim përreth sheshit “Skënderbej” dhe do të stacionohet përpara Muzeut Kombëtar

– Linja Laprakë-Qendër do të kryejë rrotullim përreth sheshit “Skënderbej” dhe do të stacionohet përpara Muzeut Kombëtar

– Linja Kamzë-Qendër, City Park-Qendër dhe Vorë-Qendër do të kryejë rrotullim përreth sheshit “Skënderbej” dhe do të stacionohet pas Pallatit të Kulturës

– Stacioni ekzistues te Rruga e Barrikadave do të zhvendoset te rruga “Luigj Gurakuqi”

– Stacioni ekzistues te sheshi “Skënderbej” në krah të Bankës së Shqipërisë kalon të Rruga e Kavajës përpara semaforit. Ky segment do të ketë ndalim-qëndrimi 24 orë

– Mjetet që ushtrojnë aktivitetin e tyre me itinerar nga Kosova për në Tiranë dhe anasjelltas, si në linjë të rregullt ashtu dhe turistike, do të stacionohen te sheshi i pallatit të sportit “Asllan Rusi”.  /m.g

unaza1

unaza2

unaza4

unaza5

unaza6

unaza8

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest