Fillon rritja e moshës së pensionit për gratë

pensionistet

Ndryshimet e bëra në ligjin e sigurimeve shoqërore, për përfitimin e pensioneve, kanë hyrë në fuqi që nga ky vit. Sipas ndryshimeve, parashikohet një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë.

Duke filluar nga 2016-ta rritja e moshës së daljes në pension do të aplikohet vetëm për gratë. Do të ketë një rritje me 2 muaj në vit derisa në vitin 2032 të shkojë 63 vjeç.

Gjatë këtij viti, gratë do të dalin në pension në moshën 60 vjeç e 4 muaj. Më pas do të nisë edhe rritja e moshës për burrat, derisa të shkojë 67 vjeç në vitin 2056 për të dyja gjinitë.

Por pavarësisht se këto vite meshkujt nuk preken menjëherë nga rritja e moshës së daljes në pension, ata preken nga rritja e viteve të punës. Pra nëse me ligjin e vjetër vjetërsia e punës ishte 35 vite, këtë vit do të shkojë 35 vite e 8 muaj.

Rritja e vjetërsisë së punës ndikon drejtëpërdrejtë në uljen e pensionit, pasi sipas formulës së re, pensioni përbëhet nga një shumë bazë (6750 lekë), shumëzuar me vitet e sigurimit që ka çdo person dhe pjesëtuar me vitet e vjetërsisë së punës. /m.g

Burimi: BalkanWeb

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest