Çfarë po ndodh tek Parku i Liqenit?

12694595_1016077205120941_3630296017958894798_o

Rrethimi i një zone tek Parku i Liqenit Artificial, ka hapur debat në mediat sociale. Sipas tabelës së vendosur pranë këtij rrethimi, thuhet se bëhet fjalë për një kënd lojërash për fëmijë. Projekti do të menaxhohet nga bashkia e Tiranës.

12733538_793819034056288_6548233969273157074_n
Foto: APPA, Facebook

Ky projekt pilot (siç quhet nga ana e bashkisë) ka ngjallur debat sepse sipas nenit 29 të ligjit për Trashëgiminë, në zonat e klasifikuara si zona muze, nuk lejohen ndërtimet e reja me përjashtim të rrjetit inxhinierik nëntokësor dhe restaurimit. Ndërkohë, në këtë rast përveç se po bëhen ndërtime, sipas imazheve të paraqitura, në Parkun e Liqenit do të priten edhe një numër i konsiderueshëm pemësh.

Përveç të tjerash, për të disatën herë qytetarëve iu është shkelur e drejta e informimit dhe vendimarrjes në tjetërsimin e hapësirave publike. Sipas Konventës së Arhus-it, Shqipëria ka detyrim të informojë dhe të konsultohet me qytetarët në vendimet për aktivitete të veçanta.

Në rrjetin social Facebook, reagimet kanë qenë të shumta. Albanian Platform for Policy Advocacy, shkruan se “me një projekt gjoja për të bërë një qendër multifunksionale dëfrimi, bashkia ka rrethuar një sipërfaqe të stërmadhe brenda në Park dhe nga fotot e projektit dallohen edhe disa mure me beton e tulla, si dhe zhdukja e pemëve që janë në mes, pasi aty do të shtrohet struktura që do të shërbejë për “argëtim”.

Gjithashtu qytetarët janë mbledhur për të denoncuar këtë vendim. “Të shkulen rrethimet brenda Parkut të Liqenit” është eventi që pritet të pasohet me protestë qytetare të shtunën në 20 shkurt.

“Në 1001 hapsira të mundëshme jasht parkut ku mund të bëhej ky ndërtim, kryetari i bashkisë vendos pikërisht aty ku është vendi i fundit që duhet vendosur. Ato rrethime duhet të shkulen menjëherë”, shkruhet në njoftimin në Facebook. /m.g

12745520_793819037389621_5697158951665070523_n

12734245_793819040722954_3864354260555957397_n

12744754_793819084056283_4866599763749747688_n

12733538_793819034056288_6548233969273157074_n

12741915_1016543385074323_582164064150625985_n

Foto: APPA, Facebook

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest