Totozani: Gjeni zgjidhje për familjet e varfra, të mos u mungojë furnizimi me energji elektrike

IGLI-TOTOZANI

Nisur nga situata aktuale ku janë rritur ndjeshëm ankesat për ndërprerje të energjisë elektrike, Avokati i Popullit i ka kërkuar Kuvendit të marrë masa që energjia elektrike të mos mungojë për familjet e varfëra që nuk kanë mundësi të paguajnë.

AP ka rekomanduar të mos mungojë energjia elektrike për familjet që nuk kanë mundësi ta paguajnë; Ofrimin e zgjidhjeve të menjëhershme duke siguruar minimumin e mundshëm, ndriçimin në banesë; Si edhe krijimi i skemave lehtësuese të përballueshme për pagesat e energjisë elektrike për këto familje.

Përveç zgjidhjeve emergjente, AP i ka kërkuar ministrisë së Energjitikës dhe Mirëqenies Sociale, të kryejnë një studim për të identifikuar numrin e familjeve në varfëri ekstreme dhe absolute, të cilët përballen me mbijetesë. Sipas treguesve të nivelit të varfërisë në Shqipëri, rreth 14.3% të familjeve jetojnë në varfëri absolute dhe rreth 2.2% jetojnë në varfëri ekstreme (numri i personave që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore).

Në propozimet drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Avokati i Popullit iu kërkon të mbajnë në konsideratë ndryshueshmërinë në çmimin e energjisë elektrike dhe pamundësinë e pagesës së saj, për shkak të faktorit ekonomik. /m.g

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest