Siguria e fëmijëve në internet/ Studimi: 44% e fëmijëve shqiptare shohin pornografi çdo ditë!

16859-01

Ekspozimi i fëmijëve ndaj materialeve pornografike apo shfrytëzimi seksual në internet janë probleme me përmasa botërore. Situata në vendin tonë është tejet problematike në këtë aspekt, pasi mungojnë politikat dhe mekanizmat e konsoliduara mbrojtëse për fëmijët.

Një kompjuter në dhomën e gjumit të fëmijëve është një paisje e zakonshme në pjesën më të madhe të familjeve shqiptare.  Sipas një studimi të “World Vision”, ku u intervistuan 900 fëmijë të moshës 13 – 18 vjeç, 62% e fëmijëve shqiptarë që kanë akses në internet, kanë një kompjuter në dhomën e gjumit. Kjo i ka bërë ata të përfshihen në biseda me të panjohur të paktën një herë brenda vitit.

Sipas studimit, 44% e fëmijëve shohin pornografi çdo ditë në internet!

Ndërsa dhe më alarmant është besimi që kanë te policia apo te  mësuesit.

“Vetëm 32% prej tyre pohuan se nëse do të lëndoheshin nga interneti do të njoftonin mësuesit. Akoma edhe më i ulët është besimi që ata kanë besim te policia. Ndërsa 27% e fëmijëve janë të mendimit se e fundit që do të denonconin në rast rreziku është policia”, tha për gazetën “Shqip”, Sabina Tasimi, koordinatore për mbrojtjen e fëmijëve.

Disa probleme të tjera me të cilat përballen fëmijët janë ngacmimet, vjedhja e fjalëkalimeve, si dhe shfaqja e padëshiruar e materialeve pornografike gjatë përdorimit të internetit.

68% e fëmijëve, si nga zonat rurale ashtu edhe nga ato urbane, konfirmojnë ekzistencën e kompjuterëve ose të ekraneve, që shfaqin materiale pornografike në kundërshtim me dëshirën e tyre.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest