Ndryshojnë kriteret për pranimet në universitete

matura

Viti akademik 2016 – 2017, do të nisë me një sërë ndryshimesh në pranimin e studentëve, kjo për shkak të hyrjes në fuqi të Ligji të ri për Arsimin e Lartë. Lidhur me pranimet në ciklin e parë të studimeve, ligji përcakton se ky proces do të jetë i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses studimet e shkollës së mesme, dhe që plotëson kriterin e notës mesatare të vendosur nga qeveria, si kriter për të hyrë në garë për të fituar universitetin.

Sipas kushteve të vendosura në ligjin e arsimit të lartë, në garë do të hyjnë vetëm maturantët që kanë mesataren 6 e lart. Kusht që shërben si kriteri bazë për të gjithë maturantët që duan të vijojnë më tej garën për të fituar studimet e larta. Maturantët që janë me mesatare poshtë kësaj note nuk mund të ndjekin studime të larta. Për këto kategori do të mundësohet formimi i tyre në programet e arsimit profesional.

Më pas, fakultetet do të mund të përcaktojnë vet kriteret shtesë. Kështu fakulteti i Mjekësisë, ka përcaktuar se për shpalljen e fituesve në programet e mjekësisë, nota mesatare e shkollës së mesme do të ketë 35% ndikim, nota mesatare e provimeve të Maturës Shtetërore do të ketë po 35% ndikim. Nga ana tjetër, Universiteti i Mjekësisë ka përcaktuar edhe lëndët prioritet ndikimi i të cilave në formulën finale të shpalljes së fituesve llogaritet në masën 30%. 5 janë lëndët bazë që do të ndikojnë në përzgjedhjen e fituesve, Biologjia dhe Kimia (10%), Fizika (6%), Sociologjia dhe Filozofia (2%). /m.g

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest