Negociatat e paqes në Siri kanë nevojë për gra

peacedove

Lena Ag, Sekretare e Përgjithshme e fondacionit  Kvinna till Kvinna thotë: “Aktualisht unë jam në Gjenevë për të monitoruar bisedimet përgatitore të paqes për Sirinë. Kjo është përpjekja e tretë për krijimin e një procesi paqeje për Sirinë, dy herë para se bisedimet të dështonin. Që të jepet llogari për të gjitha komplikimet, vetot, takimet paraprake dhe deklaratat në përpjekjet për paqe deri më tani, do të duhej një tezë e vogël. Opozita siriane sapo ka vendosur të vijë në Gjenevë. Regjimi sirian është këtu tashmë.

Kolegët e mi dhe unë jemi këtu për të mbështetur kërkesat e grave siriane, mbrojtëse të të drejtave të njeriut që ato të kenë një zë në bisedimet e paqes – ato përfaqësojnë 51% të popullsisë siriane!

Puna e grupeve të të drejtave të grave në Siri kryhet në rrethana shumë të vështira. Megjithatë, ato vazhdojnë të përpiqen për të gjetur zgjidhje paqësore dhe për të zvogëluar efektet e dhunës. Për shembull, aktivistët e të drejtave të grave po drejtojnë fushata lokale për të reduktuar përhapjen e armëve të vogla dhe të marrin masa për të parandaluar rekrutimin e fëmijëve si ushtarë në IS (Shtetit Islamik). Ato gjithashtu marrin pjesë në ndërmjetësim të drejtpërdrejtë mes palëve ndërluftuese, siç tregohet në Badael Foundation dhe në raportin tonë vjeshtën e kaluar. Kjo pavarësisht faktit se puna për ndërtimin e paqes në vetvete është një kërcënim për jetën e aktivistëve, sepse nga disa grupe është e konsideruar si tradhti ndaj të vrarëve, të arrestuarve dhe të deportuarve si rezultat i luftës.

Nuk mund tu jepet vetëm grupeve të armatosura (kryesisht meshkuj) një vend në bisedimet përgatitore. Gratë duhet të përfaqësohen në delegacionet negociuese, por edhe në ekipin e të dërguarit të OKB-së Staffan de Mistura dhe në mesin e përfaqësuesve të Shteteve Anëtare të OKB ‘. Dhe duhet të ketë platforma ku shoqëria civile të mund të dëgjohet dhe ti jepet mundësia për të ndikuar në bisedime.

Është thënë se de Mistura ka për qëllim të mbledhë një bord këshillues të përbërë nga gra nga shoqëria civile siriane. Ky është rezultat i disa viteve lobimi të vazhdueshëm nga ana e grave siriane së bashku me Fondacionin Kvinna Till Kvinna, WILPF dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të shoqërisë civile.

Është shumë e rëndësishme që perspektivat e shoqërisë civile janë të përfaqësuara në mënyra të ndryshme në tryezën e bisedimeve, që dokumentet e prodhuara të përfshijnë një perspektivë gjinore, që të gjitha vendimet e marra në lidhje me përmbajtjen dhe procesin të kenë kushtet e ndryshme të burrave dhe grave në thelbin e tyre.

Shumë shpesh të dërguarit e OKB-së për Sirinë, dy të mëparshmit dhe ai aktuali, kanë premtuar që gratë do të përfshihen në negociatat e paqes. Disa nga shtetet anëtare të OKB-së kanë theksuar rëndësinë e kësaj. Por çdo herë që situata ka arritur një pikë kritike, ato kanë dalë të gjitha premtime boshe.

Prandaj, është e rëndësishme që Suedia dhe ministrja jonë e Punëve të Jashtme, Margot Uallstrom, në mënyrë të qartë ka mbajtur qëndrim në lidhje me përfaqësimin e grave. Kur punon si Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për dhunën seksuale në konflikte, ajo bëri thirrje për një sistem kuotash në negociatat e paqes. Siç tregon hulumtimi, kjo është padyshim mënyra më e duhur për të vazhduar. Dhe kjo është një çështje që OKB-ja duhet të çojë përpara, që shtetet anëtare të saj duhet ta çojnë përpara.

Ne duam që Suedia të ndjekë çështjen e kuotës për gratë në negociatat e paqes dhe, më konkretisht, në bisedimet e paqes për Sirinë!

Natyrisht gratë pjesëmarrëse – si të gjithë pjesëmarrësit e tjerë – duhet të jenë përfaqësues të mirëzgjedhur nga grupet e tyre dhe mundësisht aktorë që kanë pushtet dhe respektohen në fusha të caktuara. Thania Pfaffenholz, studiuese e paqes në Gjenevë ka treguar në studimet e saj se është e kotë të përfshish gratë në procesin e paqes vetëm “për hatër”. Kjo në vetvete rrallë rezulton në një paqe të implementuar plotësisht dhe të drejtë. Megjithatë, ka shumë shenja që tregojnë një lidhje mbi prezencën e grave të afta në tryezat negociuese dhe rezultatit për një paqe më përfshirëse dhe të qëndrueshme. Pfaffenholz ka treguar se gratë negociatore shpesh luajnë një rol vendimtar në bindjen e palëve për të nënshkruar një marrëveshje.

Në Kvinna till Kvinna, ne kemi mësuar nga procesi i paqes për Ballkanin se krijimi i një kushtetutë të re të bazuar në një marrëveshje paqeje të verbër gjinore çon në pasoja katastrofike. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, të gjitha tensionet etnike u çimentuan në kushtetutë, ndërsa të drejtat dhe nevojat e grave u përjashtuan. Kjo njohuri do të kalojë tek gratë tani të gatshme dhe të vendosura në Gjenevë.”/A.A.

/kvinnatillkvinna.se

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest