Fotot topless të Rita Orës, një shuplakë në fytyrën e të gjitha grave

rita-crop-large_trans++qVzuuqpFlyLIwiB6NTmJwfSVWeZ_vEN7c6bHu2jJnT8

Oh Rita.

“Rita, Rita, Rita. Ti më detyrove të bëj diçka që kurrë nuk kisha menduar se do ta bëja. Do të më duhet të kritikoj një grua sepse ka bërë foto topless.” thotë Rebecca Reid për “The Telegraph”

“Unë gjatë gjithë karrierës time kam mbrojtur të drejtën e gruas për tu veshur si të dëshirojë ajo. Unë kam krahasuar Malalën me një yll pornografie. Me pak fjalë, unë kam qenë dakord që gratë të nxjerrin thithat e tyre sa më shumë që të jetë e mundur. Deri sa pashë fotot e  fundit të Rita Orës.”

Fotot e Orës janë realizuar nga fotografi  Terry Richardson dhe shfaqet në kopertinën e revistës Lui, me një buzëqeshje të shndritshme në fytyrën e saj ndërkohë që mban këmishën e hapur për të zbuluar gjoksin e saj të zhveshur.

“Kolegia ime në “TheTelegraph”, Claire Cohen kohët e fundit ka shkruar rreth asaj se si fotot topless të Madonnës po jepnin një goditje të fortë kundër paragjykimeve mbi plakjen, duke lavdëruar atë për nudizmin e saj, dhe unë pajtohem me të me gjithë zemër.

Atëherë pse kjo vlen për Madonnën dhe jo për Orën?

Epo, si fillim, kur Madonna pozon topless e bën për një arsye. Çdo gjë që Madonna ka bërë ndonjëherë ka pasur një arsye pas saj. Të puthej me Britney Spears, të dilte me burra shumë më të rinj – ajo luftonte kundër paragjykimeve të moshës dhe refuzoi të stereotipizohej ose ta heshtnin ndërkohë që rritej. Madonna ka qenë një udhëheqëse për gratë për dekada të tëra.

Ora? Jo dhe aq. Interesi i saj i vetëm i shprehur në mbështetjen e grave të tjera ishte si një këshilltare në X Factor.

Sigurisht, Ora nuk është e vetmja grua në biznes që është tunduar të nxjerrë gjoksin e saj. Dhe ajo nuk është gruaja e vetme që ka punuar me Richardson – një fotograf i cili ka arritur të mbajë një karrierë tepër të suksesshme. Si Madonna ashtu dhe Miley Cyrus kanë pozuar për të në të kaluarën.

Por, ndryshe nga Ora, unë do ti mbroj ato deri në fund.

Lakuriqësia e Cyrus ka kuptim. Ka një arsye për të. Cyrus emancipoi veten nga korporata që kishte në pronësi, paketoi dhe shiti fëmijërinë e saj, duke hequr rrobat.

Në vend që ti kërkonte publikut që ta shihte si të rritur, të harronte Hannah Montanën, ajo na ndezi sytë me ngjyra të forta dhe e kërkoi atë, duke u treguar grave se nuk ka asgjë të keqe të urdhërosh dhe jo të kërkosh.

Dhe ka edhe një anë tjetër të lakuriqësisë së Cyrus.

Ajo e kapërceu stilin e Britney Spears duke refuzuar të shtypej nën peshën e pritshmërisë së përsosmërisë. Si e tillë ajo ka pasur një karrierë të suksesshme në muzikë. Ndryshe nga Ora, ajo e ka huazuar karrierën, famën e saj stratosferike, për një kauzë të vërtetë.

Cyrus ka folur hapur se është biseksuale, siguroi mbështetjen e saj për komunitetin LGBT dhe themeloi bamirësinë HappyHippy.org e cila punon me të rinj LGBT të pastrehë dhe në rrezik.

Gjinjtë e Madonnës janë një deklaratë në lidhje me mënyrën se si ne i shohin gratë dhe procesin e plakjes. Gjinjtë e Miley Cyrus janë një koment për shpërbërjen e fëmijërisë.

Por gjinjtë e Rita Orës? Ata janë vetëm gjinj. Ajo mund të përdorë lakuriqësinë e saj për të hedhur dritë mbi një çështje, për të çuar më tej përparimin e grave në industrinë e muzikës ose të flasë për imazhin e trupit në një mënyrë pozitive. Por në vend të kësaj, ajo po e bën këtë për të shitur këngën e saj të re.

Kështu pra Rita: për mirë apo keq, fakti që je e bukur dhe një gjyqtare  e X-Factor të ka bërë një model për tu ndjekur, që do të thotë që ti ke marrë një përgjegjësi ndaj grave dhe vajzave të reja.

Do të ketë njerëz që do të thonë se ti ke vendosur një shembull të keq duke bërë fotot topless. Unë nuk jam dakord me ta.

Unë mendoj se ti ke vendosur një shembull të keq duke hequr bluzen tënde, pa ndonjë arsye të mirë.

Pra, deri sa ti të jesh e gatshme të japësh veten, trupin dhe zërin tënd për një mesazh, për një kauzë ose për ndonjë gjë më të rëndësishme se këngët e përsëritura pop, vishe bluzen. Mësoju grave të reja diçka:

Trupi juaj është i fuqishëm dhe trupi juaj është i rëndësishëm, trupi juaj është i bukur dhe trupi juaj është vetëm juaji. Për hir të Zotit vëreni në përdorim më të mirë se sa të pasuroni edhe më shumë burrat.”/A.A.

/www.telegraph.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest