Aktivistja feministe në Francë, “var” veten për të protestuar ndaj vizitës së Presidentit iranian

iran-europe-femen

Vizita e Presidentit iranian Hasan Ruhani në Paris me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe diplomatike mes dy shteteve, është pritur me protesta nga Lëvizja Feministe.

Qindra njerëz kanë protestuar duke dënuar vizitën e presidentit Iranian në vendin e tyre. Një grua ka protestuar  me falmurin Iranian të pikturuar mbi trupin e saj duke krijuar një varje të stimuluar në një urë afër kullës Eifel. Në atë urë ishte varur  edhe një banderol ku shkruhej “Mirë se vini Ruhani, ekzekutuesi i lirisë”. Gjithashtu rreth 800 protestues kanë marshuar përgjatë një pjese të qytetit duke mbajtur në duar flamuj Iranianë.

Protestat janë organizuar nga Lëvizja “Femen”, një grup feminist i njohur për protestat toples, sipas tyre kjo është bërë për t’i kujtuar qytetarëve se në Iran, që prej ardhjes në pushtet të Hasan Ruhanit tre vite më parë, janë dënuar me vdekje mbi 2000 persona.

Grupi feminist ka kritikuar gjithashtu Presidentin francez Hollande, që e ka ftuar Ruhanin në Francë.  /m.g

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest