Video/ Aktivistja përplaset me këshilltarin e PD: “Mos bëni politikë me vdekjen”

Untitled

Pas zjarrit që përfshiu banesat e familjeve rome në zonën e Shkozës, kreu i këshilltarëve të PD Leonard Olli nxitoi të dalë përpara kamerave me një fjalim në përkrahje të tyre.

Olli ftoi kryebashkiakun Veliaj të interesohet për gjendjen e romëve.

“Shteti i ka braktisur totalisht romët, pur unë i ftoj të ruajnë gjakftohtësinë, ua kuptojmë hallin që kanë, problemet, faktin që janë të braktisur. Person ii parë që duhet të ishte këtu është Erion Veliaj. Nuk jemi këtu për të prodhuar politikë. Zemërimi i banorëve është i qartë”, tha ai.

Por ndërkohë që ai fliste, aktivistja për të drejtat e komunitetit Rom, Brisilda Taco i ka ndërprerë fjalën duke i kërkuar të mos e politizojë këtë çështje.

“Mos e politizoni çështjen, mos i përdorni këto raste, mos përdorni vdekjet.  Ik, e mos lejoni që të vdesin njerëz! Nëse vërtet doni të interesoheni bashkëpunoni me njëri-tjetrin e mos lejoni të vdesin njerëz”, ka thënë aktivistja.

/l.k./

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest