Pas 5 shkurtit, mbyllen të gjitha bastet sportive afër shkollave

foto_20140729034131

Ligji i shumë përfolur për lojrat e fatit, është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi në datën 5 shkurt. Pas disa aksioneve të (pa)suksesshme për mbylljen e kazinove dhe basteve sportive, në ligjin e ri është vendosur se do të ketë sërish një aksion për të mbyllur bastet sportive që ndodhen më afër se 200 m nga institucionet arsimore si shkolla e kopshte. Në ligj është parashikuar që të gjitha këto pika bastesh do të mbyllen brenda 10 ditësh pasi ligji të hyjë në fuqi.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që pritet të ndodhë pas 5 shkurtit, është edhe vendosja e distanës për pikat e basteve, jo më afër se 100 m në vijë ajrore nga njera – tjetra.

Gjithashtu thuhet se shoqërive të lojrave të fatit, basteve sportive dhe basteve për garat në pistë, u lejohet të reklamojnë aktivitetin e tyre në vendet në të cilat organizohen aktivitete sportive të të gjitha kategorive, përveç aktiviteteve sportive që janë për personat mbi 21 vjeç.

Pas dy aksioneve të mëparshme që nuk kanë dhënë rezultat pasi çdo ditë shihen pika të reja bastesh, na ngelet të presim nëse do të respektohen vendimet e reja të ligjit për lojrat e fatit, pas 5 shkurtit. /m.g

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest