Eni Vasili: Seksizmi dhe maskilizmi i kudo-ndodhur në gazetari

Eni-Vasili

Eni Vasili mendon se në fushën e gazetarisë në Shqipëri, por edhe në fusha të tjera, ka shumë seksizëm. Sipas saj, për femrat është shumë e vështirë që të mbijetojnë në këtë treg. Ajo thotë se meshkujt kanë aleanca të heshtura me njëri-tjetrin kundra femrave.

“Seksizmi, maskilizmi është i pranishëm në gazetari po aq sa në politikë e sektorë të tjerë. Përpjekjet që unë dhe kolege të tjera të miat për të qëndruar në treg kemi bërë, kanë qenë shumëfishe në krahasim me kolegët meshkuj.

Mjafton të shikosh aleancën e heshtur që kolegët meshkuj kanë me njëri-tjetrin.

Në botën femërore të gazetarisë, kjo për fat të keq nuk ekziston dhe nuk e kam kuptuar kurrë pse, por sigurisht është një disavantazh për ne.

Ky lloj realiteti më bëri të themeloj edhe forumin e gazetareve femra profesioniste të Shqipërisë (FGPSH) si një portë ku gazetaret femra mund të trokasin për çdo problem të tyrin profesional, të tilla porta unë i kam gjetur mbyllur kur kam pasur nevojë nga disa shoqata që drejtohen nga kolegë meshkuj. Shpresoj të kem mundësi t’u jem në ndihmë kolegeve të mia në çdo kohë”, thotë ajo në një intervistë për Mapon./A.A.

/zhurnal.mk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest