Studentët bllokojnë fakultetin e Gjeologji – Minierave

9142_949854231719228_8486110388181551670_n

Pas protestës së djeshme në fakultetin e Shkencave Sociale, sot studentët e Lëvizjes “Për Universitetin” kanë bllokuar fakultetin e Gjeologji-Minierave duke protestuar kundër tarifave të larta të studimit dhe kushteve ku zhvillohet procesi mësimor.
Ata thonë se investimet janë lënë pas dore dhe kushtet nuk janë të papranueshme.

Studentët kundërshtuan prezencën e forcave policore në fakultet gjatë protestës. Sipas tyre policia ka hyrë në kundërshtim me ligjin në ambjentet universitare.

VIDEO E PERPLASJES SE STUDENTEVE ME POLICINE

Pas kësaj proteste, dekani i Fakultetit është zotuar se do të marrë parasysh kërkesën e studentëve dhe do të pajisë auditorët me ngrohje.

Kjo është protesta e dyte e studentëve të Gjeologji – Minierave  në pak muaj, pas asaj kundër tjetërsimit të godinës së Fakultetit në pallat drejtësie.

FOTO NGA PROTESTA

/l.k./

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest