Foto/ Edhe sa kohë do e shohim qiellin përmes rrjetës së kabllove?!

IMG_20160120_121809

Numri i madh i kabllove që shohim përditë mbi kokat tona prej vitesh vazhdon të jetë një shqetësim jo vetëm estetik, por edhe i rrezikshëm për jetën e qytetarëve.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare që prej vitit të kaluar ka vendosur dy ultimatume për largimin e rrjeteve kabllore nga shtyllat e energjisë elektrike, por mjafton të ngresh kokën lart për të kuptuar që thuajse asgjë nuk ka ndryshuar.

Pasi i ka lënë për vite me rradhë të përdorin çdo lloj mënyre për të shpërndarë internetin tek abonentët, AKEP i kërkoi 187 bizneseve që ofrojnë shërbimin e internetit të eliminojnë kabllot në mënyrë vullnetare brenda datës 30 Maj 2015.

Edhe pas dështimit të dukshëm të këtij aksioni, ku jo vetëm që nuk u hoqën kabllot por nuk u ndalua as vendosja e kabllove të rinj nga operatorët, AKEP publikoi një tjetër ultimatum. Sipas një shkrese drejtuar operatorëve, bashkive dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, të gjitha linjat duhet të ishin larguar nga shtyllat brenda 31 Dhjetorit 2015.

Këto fotografi të shkrepura sot, tregojnë se qielli në rrugët e Tiranës vazhdon të jetë i mbuluar nga rrjeta e kabllove që nuk u kuptohet as fillimi e as fundi.

/l.k./

IMG_20160120_114912

IMG_20160120_114935

IMG_20160120_121406

IMG_20160120_115247

IMG_20160120_121014

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest