Akademikja myslimane thotë se Allahu lejon meshkujt myslimanë që të përdhunojnë gratë jo myslimane

Islamic-scholar-allegedly-says-allah-allows-Muslim-men-to-rape-non-Muslim-women-635942

Një profesoreshë myslimane ka dhënë një deklaratë skandaloze duke thënë se meshkujt myslimanë janë të lejuar nga Zoti që ata t’i përdhunojnë femrat jo myslimane, me qëllim që t’i poshtërojnë ato.

Profesoresha Saud Saleh, nga universiteti Al-Azhar në Kajro të Egjiptit, tha se dhunimi është i lejuar në mes të periudhave të “luftës së ligjshme” midis myslimanëve dhe armiqve të tyre.

Në një intervistë televizive, Saleh duket në përpjekje për të dekurajuar blerjen e skllevërve nga vendet aziatike për seks, duke pretenduar se Allahu i ka dhënë burrave myslimanë një mënyrë “të ligjshme” të kenë marrëdhënie seksuale me gratë e skllevërve.

Ajo po ashtu thotë se skllavëria ekzistonte para islamit dhe secili mund të tregtonte burra dhe gra, por islami sipas saj e ka rregulluar skllavërinë kur dhe si është është e lejuar./A.A.

/lajmi.net

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest