Artistët me ngjyrë bojkotojnë çmimet Oscar, asnjë prej tyre i nominuar për të dytin vit rresht

OscarstooWhite

Regjisori Spike Lee dhe aktorja Jada Pinket Smith do të bojkotojnë ceremoninë e çmimeve Oscar. Kjo pasi për të dytin vit rresht, asnjë aktor me ngjyrë nuk është nominuar për katër kategoritë kryesore.

“Si është e mundur që për të dytin vit rresht, të gjithë pretendentët e kategorisë së aktorëve janë të bardhë? Dhe të mos meremi me degët e tjera,” ka shkruar Spike Lee në rrjetet sociale.

Në një video të postuar në profilin e saj në Facebook, Jada Pinket Smith i është drejtuar kolegëve të saj me ngjyrë, duke thënë se askush nuk ka nevojë të përgjërohet për të marrë respekt dhe mirënjohje nga Akademia.

Spike Lee dhe Jada Pinket Smith
Spike Lee dhe Jada Pinket Smith

Dy artistët po lobojnë për bojkot të çmimet Oscar nga ana e aktorëve dhe regjisorëve me ngjyrë, në përgjigje të mungesës së nominimeve për minoritetet etnike për të dytin vit rresht.

Edhe ceremonia e vjetshme u zhvillua nën hijen e kritikave për atë që në rrjetet sociale u quajt ”OscarsSoWhite” (Oskarët shumë të bardhë).

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest