100 faqjet më të klikuara nga shqiptarët në 2015-ën

online

Si çdo vit bëhet renditja e faqeve online më të klikuara. Në Shqipëri, përdorimi i internetit mbulohet në rreth 60% të vendit dhe është kthyer në një pjesë të pandashme të aktivitetit të përditshëm.

Përdorimi i internetit po ndryshon mënyrën si njerëzit komunikojnë, informohen, shprehin mendimet dhe reagojnë, por po ndryshon gjithashtu e mënyrën etë bërit gazetari.

Revista ekonomike “Monitor”, ka sjellë renditjen e 100 faqeve më të klikuara nga shqiptarët (sipas Alexa.com). Sipas të dhënave të përpunuara nga alexa.com, deri në datën 31 dhjetor 2015 renditjen e kryeson media nga Kosova gazetaexspress.com, e ndjekur nga Facebook, Google, Youtube, BalkanWeb, lajmi.net, koha.net, google.al, merrjep.com dhe Top Channel.

Nga 100 faqjet më të klikuara, 35% janë media online të Shqipërisë, 11% portalet informuese të Kosovës dhe 9% të totalit e zë kategoria e shitblerjeve online. Pjesa tjetër, në përqindje më të vogla janë, faqje për të rritur, argëtuese, rrjete sociale, rezultate sportive etj.

cfar-klikojn-shqipt

tenditja-mediat-e-klikuara

/m.g

Burimi: Revista Monitor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest