Këngëtarja homofobe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong

eneda

Eneda Tarifa, e cila një vit më parë ishte e shqetësuar për identitetin gjinor e orientimin seksual te këngëtares austriake Conchitta, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një event ku diskriminimi për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor nuk shihet me sy të mirë.

“Përrallë” titullohet kënga baladë që fitoi edicionin e 54-të të Festivalit të Këngës në RTSH, e votuar nga një juri mikse vendase.

Dy pretendente kryesore, Flaka Krelani dhe Besa Krasniqi nuk mundën të arrinin as në vendin e dytë (Krelani fitoi çmimin e tretë).

Festivali Europian ku Eneda do të përfaqësojë Shqipërinë nuk është edhe aq shumë i respektuar nga ajo. Një vit më parë, kur u fitua nga Conchitta, Eneda shkroi e revoltuar: “Ky na qënka Eurosong-u hahahaha. Ku po shkojmë… Ku është fshehur muzika? Ku është strukur muzika?”

Kur aktivistët për të drejtat e LGBT e kritikuan si homofobe, ajo u përgjigj se nuk dinte madje si tia shpjegonte fëmijës se çfarë është Conchita. Madje shkoi deri atje sa të shprehej se “Brenda festivaleve si ky në fjalë (Eurosong) lobohet ne grupime të përkatësisë seksuale”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest