Historia Ime shpall fituesin e Konkursit të Fotografisë

konkursi

Historia Ime shpall fituesin e Konkursit të Fotografisë për vitin 2015. Kreshnik Gjoleka është fituesi i edicionit të tretë të konkursit që ka për qëllim të nxisë aktivizmin e të paraqesë fotografi me tematika sociale dhe histori njerëzore.

Në këtë edicion ka patur një numër të madh pjesmarrësish nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Lushnja, Pogradeci,  Bujanovci etj.

Kreshnik Gjoleka është shpallur fituesi i çmimit të parë, që vlerësohët me 100 euro, për dy fotografitë “Të ndarë sipas ngjyrimeve” dhe “Gjergji”. Fotografitë vlerësohën të përcjellin mesazh të fortë dhe të qartë social si dhe janë të realizuara me profesionalizëm.   /m.g

Te ndare sipas ngjyrimeve
Të ndarë sipas ngjyrimeve
Gjergji
Gjergji
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest