Sllovenia refuzon martesat gej në referendum

_87313792_87313791

Sllovenët refuzuan martesat e të njëjtit seks me një diferencë të madhe votash në një referendum.

Pothuajse dy të tretat e votuesve thanë jo për një projekt-ligj që përcakton martesën si një bashkim mes dy të rriturve.

Parlamenti miratoi një ligj që garantonte barazinë e martesës në muajin mars, por kundërshtarët e sfiduan atë para se ndonjë çift gej të mund të martohej.

Konservatorët ishin veçanërisht kundër lejimit të çifteve të të njëjtit seks të adoptonin fëmijë.

“Ky rezultat paraqet një fitore për fëmijët tanë”, tha Ales Primc nga grupi Fëmijët Janë Në Rrezik.

Rezultati tregon një ndarje kulturore në BE, ku vendet anëtare perëndimore po japin të drejta më të mëdha për gejtë, por shtetet më të reja qendrore dhe lindore anëtare po i rezistojnë lëvizjeve të tilla.

Konservatorët e Sllovenisë u mbështetën nga Papa Françesku, i cili i bëri thirrje kryesisht vendeve katolike për të “mbështetur familjen si pikë referimi strukturore për jetën e shoqërisë”.

Por deputetët nga partia e Majta e Bashkuar, e cila fillimisht propozoi ndryshimin në ligj, tha se rezultati është një pengesë e përkohshme.

“Nuk ka përfunduar ende. Ligji do të pranohet herët ose vonë,” tha deputetja e  Violeta Tomic nga e Majta e Bashkuar.

Sllovenia konsiderohet të jetë ndër vendet më liberale ish-komuniste, por të drejtat e gejve mbeten një çështje e diskutueshme atje.

Në vitin 2012, votuesit kundërshtuan dhënien e të drejtave për çiftet gej në një referendum./A.A.

/bbc.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest