Dilema e mjekëve pas ligjit që ndalon dypunësimin: “Publik apo privat?”

Më shumë se 50 farmaci vetëm në tre rrugët që rrethojnë QSUT

Kontrata e re që Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore ka miratuar për vitin 2016, i vendos mjekët e spitalit “Nënë Tereza” përpara kësaj dileme: Në publik apo në privat?

Kjo pasi një prej kufizimeve që Ministria e Shëndetësisë do t’u vendosë mjekëve  vitin e ardhshëm është pikërisht dypunësimi, i cili ndodh prej vitesh në vendin tonë.

Nisma për heqjen e dypunësimit nga një aspekt është tregues i dështimit të sistemit shëndetësor, i cili i paaftë për të menaxhuar punonjësit e tij e për të ndarë ata që punojnë ndershmërisht nga ata që i drejtojnë pacientët në klinikat private për shkak të interesave, ndërmerr masa radikale duke pezulluar totalisht dypunësimin.

Burime pranë QSUT bëjnë me dije për gazetën “Shqip” se 105 mjekë e shefa shërbimesh kanë përgatitur një peticion që do t’i dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë ku rendisin argumentet kundër heqjes së dypunësimit, që sipas tyre, nuk cënon aspak rendimentin e tyre në spitalet publike.

Mjekët e QSUT mohojnë të kenë përdorur pozicionin e tyre për të orientuar pacientët drejt klinikave private dhe kërcënojnë me bojkotim në firmosjen e kontratave të reja nëse kjo nismë nuk anulohet.

Por nga një vëzhgim i bërë pak kohë më parë nga “Historia Ime” rezulton se ka një numër të lartë klinikash dhe laboratorësh privatë që kanë rrethuar QSUT.

Pra nëse qytetarët marrin gjithë shërbimin që u takon sipas ligjit në QSUT, si shpjegohet ky grumbull i madh klinikash, laboratorësh, spitalesh e farmacish?!

/l.k./

infografik-e1438350993440 (1)
Infografikë ilustruese e klinikave, spitaleve dhe farmacive rreth QSUT.
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest