Gratë në Arabinë Saudite, votojnë dhe zgjidhen për herë të parë

424B6D50-CC6C-405A-9D5A-A028077BDEE4_w640_r1_cx0_cy1_cw0_s

Në zgjedhjet e sotme të Arabisë Saudite, për herë të parë kanë mundësi të votojnë edhe gratë. Për herë të parë gjithashtu ka edhe kandidate femra, pavarësisht konservatorizmit të mbretërisë së Arabisë Saudite.

Në total janë regjistruar 978 gra kandidate, kundrejt 5938 kandidatëve meshkuj.  Ndërsa përsa i përket numrit të votuesve, nga 1.3 milion persona sa janë regjistruar të votojnë, prej tyre janë vetëm 130 mijë femra._87173262_alfassi

Salma al-Rashed, ishte gruaja e parë që u regjistrua për të votuar. “U ndjeva shumë mirë. Ndryshim është fjalë e madhe, por zgjedhjet janë mënyra më e mirë për t’u siguruar që ne jemi vërtet të përfaqësuara”, ka thënë ajo për BBC.

Si rezultat i politikave të rrepta gjinore, burrat dhe gratë në Arabinë Saudite sot do të votojnë në qendra të ndara votimi. Për shkak të këtyre rregullave, kandidateve femra, gjatë fushatës zgjedhore, nuk iu është lejuar të takohen me votuesit meshkuj, por kanë qenë të përfaqësuara nga një mashkull.

Votuesit sot do të zgjedhin anëtarët e 284 këshillave lokale do të kenë përgjegjësi në mirëmbajtjen e rrugëve, mbledhjen e mbeturinave dhe mbarëvajtjen në parqet publike. Zgjedhjet paraprake ku kanë pasur mundësi të votojnë dhe të zgjidhen vetëm meshkuj, janë mbajtur në vitin 2005 dhe 2011.

/m.g

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest