Tiranë/ Shoqëria Civile organizon protestën “Po Albinit, jo Zajdenicës”

6

Në tiranë u mbajt protesta për lirimin e ish-kryetarit të “Vetëvendosjes” Albin Kurti, e organizuar nga shoqëria civile.

Në protestën e quajtur “Po Albinit, Jo Zajdenicës”,  qytetarët u mblodhën përpara Piramidës për të kundërshtuar arrestimin e Albin Kurtit dhe marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës për projektin e Zajdenicës.

Ish-lideri i Vetëvendosjes, është arrestuar 3 ditë më parë nga policia pasi foli në tubimin datës 28 nëntor në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës. Aktivistët e Vetëvendosjes denoncuan dhunën e ushtruar nga policia ndaj tyre, gjatë mësymjes në godinën e kësaj force politike.

Protestuesit e mbledhur në Tiranë, mbanin në duar foto të Albin Kurtit gjatë momentit të arrestimit si dhe foto të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës me mbishkrimin “tradhëtarë”.

“Kemi zgjedhur foto të Albin Kurtit dhe Gani Krasniqit, sepse kompleksi i inferioritetit shkon dhe e vë në burgun e sigurisë së lartë Albin Kurtin që është shembulli i të qënit dinjitoz në politikë. Kompleksi i frikës shkon e arreston dhe dhunon Gani Krasniqin, shembulli i familjes që ka dhënë të gjithë kontributin historikisht. Është baba dëshmori, xhaxha dëshmori, një nga krijuesit e Shtabit të UÇK. Kjo është e vërteta e politikës në Kosovë.Nuk e di kur do zgjohemi ne, jemi pak në Tiranë.Është e dhimbshme” tha përfaqësuesi i VV në Shqipëri, Elvis Hoxha.

Albin Kurti nisi protestat kundër marrëveshjes së qeverisë së Kosovës me atë serbe për projektin e Zjedvicës mbi komunat serbe në shtetin e Kosovës.

This slideshow requires JavaScript.

 

/l.k./

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest