Dita Ndërkombëtare e AIDS-it, Shqipëria ka 870 të prekur me HIV/AIDS

hiv-curt

Sot është Dita Ndërkombëtare e SIDA-s, e cila shihet si një mundësi për njerëzit në gjithë botën që të bashkohen në luftën kundër virusit HIV. Ky virus vazhdon të jetë problem madhor për shëndetin publik. Vitin e kaluar 1.2 milion njerëz kanë vdekur nga sëmundje të lidhura me AIDS-in. Shumica e njerëzve të prekur me HIV jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme.

Vetëm gjatë një viti në Shqipëri janë diagnositkuar me virusin HIV 87 persona, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 870.  Sipas  ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik  në total ka 40 fëmijë, të prekur nga ky virus.

Hiv Aids mbetet një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik në të gjithë botën për shkak se kurimi mbetet ende një një mision i pamundur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se bota është e gatshme për t’i dhënë fund epidemisë së AIDS  vetëm në  vitin 2030 –  falë progresit që mund të bëjë mjekësia në trajimin e plotë të tij nëpërmjet terapisë antiretrovirale.

Në vendin tonë vdekshmëria e të prekurve me HIV mbetet shqetësuese. Në 22 vite që nga shfaqja e rastit të parë në Shqipëri kanë gjetur vdekjen 161 persona nga ky infeksion, dhe 9 persona vetëm vitin e fundit dhe numrin më të madh të viktimave e zënë meshkujt.

Nëse një dekadë më parë rastet më të shuma me HIV ishin të importuara nga jashtë, vitet e fundi sipas ekspertëve të shëndetit ky raport është përmbysur dhe HIV qarkullon në vendin tonë.

Marëdhëniet seksuale predominojnë si rrugë transmetimi të virusit HIV ku marëdhëniet heteroseksuale përbëjnë 82.3% të rasteve nga ato homoseksuale që përbëjnë 11.6% të rasteve./A.A.

/oranews.tv

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest
  • http://fromalbaniawithlove.blogspot.com/ Jon B.

    Flm dhe shumë urime për këtë raport. Është e rëndësishme për të diskutuar AIDS-in, dhe për ta pranuar të vërtetën qe ky është një problem kudo – jo vetem në Amerikë apo Afrikë. Sipas artikullit melartshme, ka raste te reja infektionave te HIV reportohen në kohen e fundit ketu në Shqipëri. Kyo është një problem që ka prekur jeta te heteroseksualeve dhe homoseksualeve gjithashtu, dhe e po qarkullohet në Shqiperi. Ka terapi antiretrovirale, por ne duhet ende te bejme kujdes. Perdorni perservative gjithmonë! #WorldAidsDay #KunderAIDS