Puthja kundër homofobisë dhe “maçizmit”

bruno-1000x600

Dy prej aktoreve më të mëdhenj të Brazilit bashkuan buzët në ndarjen e çmimeve GQ në Brazil, Rio de Janeiro për të protestuar kundër homofobisë dhe maçizmit.

Bruno Gagliasso dhe João Vicente de Castro, të dy heteroseksualë, e dërguan median sociale braziliane në një vale histerie, pasi puthja e tyre u bë virale.

Gagliasso ndau një foto të puthjes në llogarinë e tij në Instagram, duke ja kushtuar puthjen të gjithë “maçove, hipokritë dhe paragjykues” për të treguar se nuk ka asgjë të keqe të tregojmë dashurinë dhe afeksionin tonë për një burrë tjetër.

Aktori, i cili ka një histori të gjatë në mbështetjen e të drejtave LGBT dhe ka luajtur një karakter gej në një telenovelë braziliane, tha se ata donin ta përdornin puthjen për të sfiduar pikëpamjet e vendit mbi atë që do të thotë të jetë “maço”.

Gagliasso ka thënë se imazhi i “maços” shpesh i portretizuar në televizion ka një efekt jo të shëndetshëm si tek rinia heteroseksuale po ashtu edhe tek rinia LGBT braziliane.

Ndërsa martesa brenda të njëjtit seks u legalizua zyrtarisht në Brazil në vitin 2014, rreth 216 persona LGBT janë vrarë për shkak të seksualitetit të tyre. Tridhjetë e pesë për qind të viktimave ishin transgjinorë, 59% e tyre ishin gej dhe 4% ishin lezbike./A.A.

/thegailygrind.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest