Boksieri që ka qejf gratë transgjinore

thumbnail_2_8bab7722_v3_640x345_acf_cropped2

Boksieri Yusaf Mack ka deklaruar se dëshiron të ketë marëdhënie me “tra**e”.

Mack ka pasur një histori të trazuar të daljes hapur. Pasi doli fjala, boksieri u shfaq në një film porno gej dhe ai pretendoi se e kishin droguar për ta bindur të luante në të .

Më vonë ai pranoi se i sajoi  akuzat, duke pretenduar se ishte biseksual. Sërish më vonë ndryshoi pretendimet e tij – duke dalë hapur si gej.

Duke folur për HipHollwood, boksieri tha se gënjeshtrat nuk do të vazhdonin më, dhe se tani jeton hapur si një burrë gej.

Ai tha: “Unë e kalova tashmë këtë fazë. Unë po jetoj jetën time dhe jam i lumtur, dhe nuk kam pse ti shpjegohem askujt, përveç fëmijëve të mi. Kjo është jeta ime, dhe ky jam unë. ”

Megjithatë, ai këmbëngul se nuk është i interesuar për burrat mashkullorë – dhe shpjegoi se e tërheqin gratë transgjinore duke përdorur fjalën “tra**e”.

“Unë kam interes për tra**et. Më tërheqin tra** et … Nuk më pëlqejnë tipat muskulozë si unë.”

Boksieri gjithashtu pohoi se ishte frymëzuar nga Caitlyn Jenner – por vazhdoi të përdorë emrin dhe përemrin e saj të mëparshëm.

Ai tha: “Kur pashë [Caitlyn] Jenner t’ja dilte mbanë, thashë, në qoftë se ai mund ta bëjë këtë, edhe unë mund ta bëj. Ai ka fituar katër herë medalje të artë në lojërat Olimpike … në se mund t’ja dalë ai, unë mund t’ja dal edhe unë.”/A.A.

/pinknews.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest