Skandali i ikonave, Ministria e Kulturës kontollon transportin e pjesës së mbetur në GKA

Transportimi i ikonave nën kujdesin e Ministrisë së KulturësTransportimi i ikonave nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës

Më 13 nëntor të këtij viti u publikuan në media pamjet skandaloze të mënyrës si u transportuan një pjesë e ikonave qindravjeçare nga GKA në Muzeun Kombëtar. Ato u ngarkuan në furgonat e policisë, të pa ambalazhuara dhe pa mbikqyrjen e asnjë specialisti të trashgimisë.

Fotogaleri: Mënyra si u transportuan ikonat, 13 nëntor 2015

This slideshow requires JavaScript.

Ikonat, tani në statusin e provës material,  iu sekuestruan dy vite më parë koleksionistit Gjergji Thimo, i cili  u dënua me shtatë vite burg për trafikim veprash arti.

Ministria e Kulturës më në fund ka ndërhyrë për të kontrolluar dhe mbikëqyrur transportin e pjesës së mbetur të tyre. Në një njoftim për shtyp të ministrisë thuhet se të gjitha objektet janë inventarizuar dhe janë vendosur në kushte të përshtatshme në Muzeun Historik Kombëtar.

Fotogaleri: Mënyra si u transportuan ikonat 21 nëntor 2015

This slideshow requires JavaScript.

Por në njoftimin e Ministrisë nuk sqarohet nëse ndonjë nga ikonat që u transportuan më parë me makinat e policisë është thyer apo dëmtuar.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest