Mesazh për Erin dhe Arbin: Fëmijët romë enden akoma rrugëve…

Gjashtë familjet rome u përzunë nga Bashkia e Tiranës për herë të tretë brenda një muaji. Pas dëbimit nga kampi i barrakave dhe dëbimit nga ndërtesa pranë liqenit të thatë, ata ende nuk kanë gjetur një vend ku të strehoen.Gjashtë familjet rome u përzunë nga Bashkia e Tiranës për herë të tretë brenda një muaji. Pas dëbimit nga kampi i barrakave dhe dëbimit nga ndërtesa pranë liqenit të thatë, ata ende nuk kanë gjetur një vend ku të strehoen.

Zotërinj që drejtoni Bashkinë!

Po ju sjellim në vëmendje një skenë që këto ditë ne qytetarët e Tiranës po e shikojmë shumë shpesh: familje rome që enden me fëmijët e tyre dhe me çfarë kanë nëpër rrugët e kryeqytetit. Qartazi problemi i këtyre familjeve nuk është zgjidhur dhe kërkon jo vetëm ndjeshmëri njerëzore por mbi të gjitha një plan të qëndrueshëm (përtej nxitimit tuaj për ta “pastruar” zonën siç u shprehët pak javë më parë).

Fotot dhe teksti shoqërues janë postuar sot e shtunë 14 nëntor 2015, nga faqja në Facebook e gazetarit Gjergj Erebara: Sipas Erebarës fotot janë shkrepur në 7 nëntor. Lexues të ndryshëm (përfshirë redaktorin e këtyre rradhëve) kanë parë edhe sot pamje të ngjashme të familjeve rome që enden nëpër rrugët e Tiranës.

“Një grup familjesh rome duke u endur nëpër rrugët e Tiranës pasi u përzunë nga policia bashkiake për herë të tretë brenda një muaji më 7 nëntor 2015. Pasi barrakat e tyre buzë liqenit artificial u shkatërruan më 15 tetor 2015, ata nuk kanë gjetur ende asnjë vend ku të mund të strehohen.
A ka ndonjë për ‪#‎solidarizim‬?”

Romet1

Romet3

Romet2

/k. pinderi/

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest