Nga Panairi i Librit “Tirana 2015″

2

Edicioni i 18 i panairit të librit, ka tashmë 2 ditë që ka çelur dyert. Në këtë panair marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese vendase dhe të huaja, institucione të arsimit të lartë, institucione fetare, Komisioneri kundër Diskriminimit, disa ambasada të huaja etj.

Këtë vit tema e panairit “Tirana 2015”, është “Libri digjital – një mundësi më shumë për të lexuar”. Gjatë 5 ditëve të Panairit, është menduar që përveç ceremonisë së ndarjeve të çmimeve, do të ketë edhe aktivitete për librin digjital. Do të organizohet një konferencë dhe një ëorkshop për prodhimin e librit apo dizajnit të librit digjital.

Sa i përket titujve që i ofrohen lexuesve në këtë panair, sipas kreut të Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, këtë vit ka shumë më pak tituj të rinj, sidomos nga letërsia artistike, krahasuar me një vit më parë.1

“Sa për ilustrim po them që nëse në vitin 2014 u botuan rreth 627 tituj nga letërsia shqipe, deri tani këtë vit janë botuar vetëm gjysma. Nëse vjet letërsia e huaj ishte me rreth 327 tituj, këtë vit deri tani janë vetëm 94 tituj”.

Gjatë orëve të paradites, panairi është i dyndur me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnaze. Një grup nxënësish të pyetur nga “Historia Ime” thonë se e shohin panairin më shumë si një ditë pushimi në shkollë, se sa janë të interesuar për botimet në stendat e librave.

Kjo përforcon edhe më shumë deklaratën e zotit Ymeri që thotë se “Shitjet janë ulur dhe botuesit nuk janë fort në gjendje të investojnë në botime të reja”. Pra, numri i madh i vizitorëve nuk përkthehet në interes për blerje librash.

4Nga një anketim i realizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë vitin e kaluar, nga katër mijë të intervistuar, më shumë se 60% e rinisë, kanë pranuar se lexojnë mesatarisht 1-3 libra në vit.

Por kishte edhe nga ata që janë vërtet të interesuar për librat, e që ndihen të zhgënjyer nga ky panair për shkak të numrit të vakët të titujve të rinj.

Ndërkohë të tjerë të apasionuar pas leximit, e shohin panairin si një mundësi të shkëlqyer për të shfrytëzuar, jo vetëm çmimet e ulëta, por edhe faktin që mund t’i gjesh të gjitha shtëpitë botuese të grupuara në një vend.

Panairi i librit “Tirana 2015”, do të qendrojë i hapur deri në datë 15 nëntor.


Disa tituj të rinj në këtë edicion të Panairit të Librit, janë:

“Emri i Autonomisë” – Veton Surroi (SARAS)
“Zëra nga Çernobili” – Svetlana Aleksievic (Buzuku)
“Kandidati” – Ben Blushi (UET Press)
“Tre divorcet e zotit Viktor N” – Rudolf Marku (UET Press)
“Treni i Natës” – Martin Amis (SARAS)
“Shpërngulja e të vdekurve” – Kim Mehmeti (SARAS)
“Mërzia” – Alberto Moravia (Toena)
“Konformisti” – Alberto Moravia (Toena)
“Korrigjimet” – Jonathan Franzen (Skanderbeg Books)
“Gardalina” – Donna Tart (OMSCA-1)
“Vajza në tren” – Paula Howkins (Morava)

/m.g

This slideshow requires JavaScript.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest