Korçë, fëmijët rom dhe egjiptian të grupuar në shkolla të veçanta

(foto ilustruese)(foto ilustruese)

Në dy shkolla të Korçës fëmijët rom dhe egjiptian janë grupuar në klasa dhe shkolla të veçanta duke u veçuar nga fëmijet e tjerë.

Shkolla “Naim Frashëri” është shembulli më i qartë i segregimit të fëmijëve nga këto komunitete. Sipas informacioneve nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Korçë, kjo shkollë me 280 nxënës ka 223 nxënës egjiptian dhe 57 rom.

Prindërit e kanë quajtur këtë veçim, si racizëm të plotë ndaj komunitetit të tyre. Ata kërkojnë që fëmijët e tyre të integrohen me të gjithë të tjerët e të mos veçohen.

“Fëmijët tanë të integrohen me gjithë shoqërinë. Nuk duhet ndarje, ky veprim i mënjanon fëmijët. Ndarja tregon racizëm ndaj komunitetit tonë”,­ tha një prej prindërve.

Rasti i dytë është ai i shkollës “Abdyl Avdia” në Moravë e cila varet mga shkolla fillore “Shaban Sollaku” . Në shkollën “Abdyl Avdia” të 45-të nxënësit i përkasin komunitetit Rom.
Ato pak familje të mazhorancës që kishin fëmijët në të njëjtën shkollë, ngritën një klasë të veçantë në shkollën kryesore Shaban Sollaku.
Po ashtu, fëmijëve rom nuk u sigurohet transporti për rrugën që është afro 2 km.

REAGON AVOKATI I POPULLIT IGLI TOTOZANI: SITUATË E PAPRANUESHME

Ai i ka cilësuar këto raste si të papranueshme dhe ka kërkuar që zyrtarët e arsimit të detyrohen me ligj për të luftuar segregimin për shkak të racës.
Totozani shtoi se këto janë raste unike të diskriminimi të romëve e egjiptianëve.
“Zona ku është shkolla, ka popullsi diverse. Ankesa ka ardhur nga qendra evropiane për të drejtat e romëve. Është i papranueshëm veçimi fizik i fëmijëve rom. Iu kemi dhënë rekomandime institucioneve përkatëse. Jo shkolla segreguese, por gjithëpërfshirëse. Në dy shkollat s’monitorohen politikat arsimore”,­ tha ai.

DREJTORI  I QENDES EUROPIANE PER TE DREJTAT E ROMEVE: “SHKELJE E RENDE DHE DJALLEZORE”

Adam Weis, drejtor i Qendrës Europiane për të Drejtat e Romëve tha: “segregimi i pakicave në shkolla është shkelja më e rëndë dhe më djallëzore e të drejtave të tyre, ndaj të gjitha palët duhet të bashkohen për ta fshirë këtë dukuri nga Shqipëria”.

/l.k./

 

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest