Rikthehet shpifja si vepër penale, dënim nga gjobë deri në 3 vite burg

20151111152407513646

Kryeministri Edi Rama është bërë nismëtar i një ndryshimi në kodin penal. Ai propozon rikthimin si vepër penale të shpifjes ndaj funksionarëve publikë dhe të zgjedhurve, duke kërkuar  dënim nga gjobë deri në tre vite burg.

Kjo është një tërheqje nga dekriminalizimi i pjesshëm i shpifjes në vitin 2012. Ndryshim i propozuar nga qeveria e atëhershme dhe i miratuar me dakortësinë e opozitës që është sot në mazhorancë.

Ky propozim i qeverisë bie ndesh me rezolutën 1577 të vitit 2007 të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE), me titull: “Drejt Dekriminalizimit të Shpifjes”. Në rezolutën e saj, PACE i bëri thirrje Vendeve Anëtare të garantojnë se nuk duhet të ketë abuzim me përndjekjen penale të shpifjes, shkruan Gjergj Erebara për BIRN.

shpifja

Në relacionin shoqërues të këtij projektligji argumentohet se kjo nismë është ndërmarrë për shkak  të ““nevojës për të penalizuar sjellje që manifestohen përkundrejt funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhur, në rastin kur ndaj këtyre të fundit shpifet me qëllim dhe publikisht lidhur me fakte të cilat ligji i parashikon si vepra penale”.

/l.k./

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest