Protesta e studentëve përpara kryeministrisë: “Kundër dhunës, Kundër reformës” (FOTO)

DSC_0183

Studentë të fakulteteve të ndryshme të Tiranës, Shkodrës, Durrësit dhe Prishtinës, kanë protestuar sot për të disatën herë kundër reformës në arsimin e lartë. Ata marshuan rreth orës 11:00 nga Korpusi deri tek Kryeministria.

Protesta “Kundër dhunës, Kundër reformës”, kishte pjesëmarrje studentësh dhe qytetarësh si asnjëherë tjetër. Qindra të rinj kanë protestuar në bulevard duke thënë se “Kemi ardhur për të protestuar për dhunën policore dhe kundër reformës. Nuk do përdorim vezë, veza ishte një akt simbolik që u përdor për shkak të arrgancës së kryeministrit, fuqia jonë është tek argumentet”.

Studentët kërkuan mbajtjen e premtimeve nga ana e qeverisë, që premtoi rritje të buxhetit për arsimin, por që sipas tyre e ka përgjysmuar atë. Në thirrjet e tyre, studentët ironizuan vendimet e qeverisë për shpenzime luksi, ndërkohë që rrit tarifat e studentëve.

“Duam punë duam dije,
jo pallavra qeverie.
S’duam luks qeveritar,
as piktura e “Jaguarë”,
por shkollim e dinjitet,
ku studenti ka të drejtë.
S’duam rrena duam dije,
as reklama qeverie.
Por reforma për konvikte,
përgjysmim të çdo tarife.
Jam student që nuk frikësohet,
rezistenca nuk ndalohet,
por bashkohem protestoj,
që reformën ta rrëzoj.
Me vezë, me vezë,
studenti do ju presë”.

Arlind Qori, pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe aktivist i lëvizjes “Për Universitetin”, dënoi gjithashtu në fjalimin e tij, shprehjen e kryeministrit Rama për studentet femra që u arrestuan pak ditë më parë.

“Kam dashur gjithë këto ditë që Kryeministrin ta quaj derr që hungërin me propagandën e tij… Por nuk kam ndërmend ta quaj derr që hungërin. Jo sepse jam i sjellshëm, por se do ishte fyerje për derrin që është i dobishëm…”, tha ai.

Studentët lajmëruan që protestat nuk do të ndalojnë, derisa kërkesat e tyre të vlerësohen me seriozitet. /m.g

Fotot: Denis Tahiri (Ndalohet shpërndarja e fotografive)

DSC_0025

DSC_0062

DSC_0044

DSC_0032

DSC_0066

DSC_0220

DSC_0183

DSC_0199

DSC_0219

DSC_0068

DSC_0073

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest