Deklarata e një prej studenteve të arrestuara: “Dje kam parë presion në Polici si asnjëherë tjetër”

11130087_10206425327137774_5581289130860702204_n

Revolta e studentëve të lëvizjes “Për Universitetin” dhe “Klubit Politik i Studentëve” nga Kosova, përfundoi me shoqërimin e disa studentëve në polici. Në një bisedë me Bora Mema, një prej studentëve të arrestuar, mësojmë se sot është bërë takimi me përfaqësuesit e avokatit të popullit pasi dje nuk janë lejuar as ata e as avokatët e Komitetit të Helsinkit të takojnë studentët.

“As raportin mjeko ligjor nuk na kanë bërë, na thanë shkoni nëpër mjekë”, na thotë Bora, një nga aktivistet e shoqëruar dje në polici.

Gjithashtu ajo përforcon edhe njëherë akuzën që ndaj studentëve të arrestuar është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në komisariat.

“Dje kam parë presion në polici si asnjëherë tjetër. Na kanë bërë presion që të jepnim deklaratë pa avokatin aty, por ne kemi refuzuar”, – Bora shton se një civil ka guxuar t’i bjerë me grusht në shpinë, pas një konfrontimi me fjalë.

“I thashë ç’punë ke që shan mamanë time, e quan veten dhe oficer policie, dhe përgjigja që mora ishte një grusht në shpinë duke më thënë “Unë bëj ca të dua me ty””.

Kjo deklaratë e studentëve përforcon edhe më shumë pamjet e kapura dje tek Fakulteti i Shkencave Sociale ku dukej që policia po shoqëronte me dhunë aktivistët për në automjetet e tyre.

Aktivistët e lëvizjes “Për Universitetin”, të njohur për protestat ndaj reformës se arsimit të lartë, kanë qelluar me vezë Kryeministrin Edi Rama, pas mbarimit të një konferencë të mbyllur me biznesin e vogël.

Pas mbarimit të konferencës, aktiviste nga lëvizja “Për Universitetin” dhe “Klubit Politik” nga Kosova, që ishin mbledhur për të protestuar, qëlluan me vezë automjetin e  Kryeministrit teksa po largohej nga FSHN. /m.g

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest