FOTO/VIDEO/ Protesta përpara Drejtorisë së Policisë për lirimin e studentëve

12204810_10204131473327566_1147496344_n

Në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, nuk kanë vonuar të mblidhen studentë, aktivistë dhe mbështetës të lëvizjes “Për Universitetin”, për të protestuar ndaj arrestimit të studentëve që tentuan të qëllonin me vezë kryeministrin Edi Rama.

Protestuesit të mbledhur pranë Drejtorisë së Policisë, thonë se nuk do të largohen që aty  derisa studentët të lirohen.

Ndërkohë aty kanë arritur edhe përfaqësues të Avokatit të Popullit. Të cilët siç lajmërohet, fillimisht nuk janë lejuar të takojnë studentët.

“Kemi 45 minuta që tentojmë të futemi brenda ambienteve, të ushtrojmë detyrën tonë. Aktualisht jemi penguar nga policia dhe kjo është shkelje e rëndë. Presim ta verifikojmë dhe të hetojmë për ngjarjen”.

12204810_10204131473327566_1147496344_n

Pesë prej studentëve të arrestuar i përkasin lëvizjes “Për Universitetin” dhe tre janë nga Lëvizja Studentore në Prishtinë.

Lëvizja “Për Universitetin”, nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”  denoncon dhunën e ushtruar nga policia ndaj personave të arrestuar dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të aktivistëve.

Emrat e studentëve të arrestuar:

Anita Lushi
Klodi Hoxha
Valton Marku
Bora Mema
Dardan Konjufca
Liri Kuci
Durim Jasharaj
Vitori Cipi

 

12202547_10204131473167562_1953083452_n

 

12207883_10204131460367242_260167982_n

12204958_10204131460727251_521154963_n

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest