Kryeministri i ri i Kanadasë thotë që “është krenar që është feminist”

justin-trudeau-20140220

Të  identifikohesh si feminist mund të jetë gjithnj e më shumë e zakonshme në qoftë se je një adoleshent  i viteve 2000 ose Taylor Swift, por është ende shumë e rrallë të dëgjosh politikanët ta përshkruajnë veten e tyre në këtë mënyrë. Por kryeministri i sapozgjedhur i Kanadasë, 43-vjeçari Justin Trudeau, nuk duket ta ketë këtë problem.

Në një intervistë, të bashkë-sponsorizuar nga Toronto Star, e cila u transmetua të hënën në mbrëmje para zgjedhjeve (18 tetor), Trudeau u pyet nga gazetarja Francine Pelletier, nëse ai do ta përshkruante veten si feminist.

“Duket se ka shumë zemërim”, Pelletier pyeti, “jo vetëm tek gratë, por edhe në feminizëm dhe feministet. A do ta përshkruanit veten si feminist? ”

“Po. Po, unë jam feminist”, tha Trudeau. “Unë jam krenar që jam feminist.” Ai vazhdoi ti tregojë Pelletier se nëna e tij e rriti atë që të jetë i tillë, dhe se babai i tij, popullori dy herë ish-kryeministër Pierre Trudeau, “ishte një brez i ndryshëm, por ai më rriti që të respektoj dhe mbroj të drejtat e të gjithëve, dhe unë e bazova thellësisht identitetin tim në këtë. ”

Trudeau shtoi se publiku duhet ti kushtojë më shumë vëmendje zhvillimeve në kulturën popullore si Gamergate-një polemikë e gjatë rreth seksizmit dhe dhunës ndaj grave në kulturën e video lojërave.

“Gjërat që shohim në internet,” tha ai, “nëse është çështje si gamergate ose video lojërat mizogjinore në kulturën popullore, është diçka që ne duhet të mbajmë qëndrim qartësisht të kundërt.”/A.A.

/qz.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest