Protestuesit: “Ju lutemi, lëmoshë për deputetët që nuk kanë asnjë kacidhe në xhep!”

20151029_193121_29101599_36-2_aIKne9l

Një grup të rinjsh me maska u ulën dje përpara Parlamentit duke ironizuar shpërdorimin e parave nga ana e deputetëve.

Të rinjtë të mbledhur nën grupimin “Protestuesi”, janë ulur në trotuare me tabela në duar për të kërkuar lëmoshë nga qytetarët në ndihmë të deputetëve, që sipas tyre “nuk kanë asnjë kacidhe në xhep”.

“Protesta kundër lek shpërndarjes” është quajtur ky organizim, i treti gjatë këtij muaji nga ky grupim qytetarësh.

FOTOGALERI NGA PROTESTA

This slideshow requires JavaScript.

Rreth dy javë më parë Ministria e Punëve të Brendshme refuzoi kërkesën e këtij grupimi për të protestuar kundër skandalit në CEZ, për shkak të ndeshjes së futbollit Shqipëri – Serbi.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest