Modelja transgjinore fiton ‘Holland’s Next Top Model’

loiza1_MGTHUMB-INTERNA

Loiza Lamers, një modele transgjinore, fitoi “Holland Next Top Model” të hënën, duke e bërë atë fituesen e parë transgjinore të ekskluzivitetit “Top Model”.

Lamers, një ish parukiere 20-vjeçare, thuhet se e mbajti identitetin e saj gjinor sekret nga prodhuesit e emisionit derisa u zgjodh si një prej konkurrenteve në shfaqje, sipas stacionit të lajmeve hollandeze De Gelderlander.

Ajo tha se nuk u tregoi të tjerëve rreth identitetit të saj transgjinor, sepse nuk donte që kjo të ndikonte progresin e saj në konkurs. Por për shkak të thashethemeve të internetit ajo doli hapur në lidhje me tranzicionin e saj pas transmetimit të drejtpërdrejtë, tha ajo, dhe ka marrë përgjigje jashtëzakonisht pozitive.

Ndërsa modele transgjinore janë prezantuar tek ekskluziviteti “Top Model”, me Isis King nga cikli i 11-të tek cikli i 17-të të versionit amerikan të emisionit, Lamers është e para që ka fituar konkursin.

“Unë jam në një pikë ku mund të them se jam shumë krenare që jam transgjinore”, tha Lamers për gazetën holandeze De Telegraaf. “Për mua [të jem në Holland Next Top Model] është një shpërblim për tranzicion tim.”/A.A.

/huffingtonpost.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest