Miratohet propozimi, Kosova shumë pranë antarësimit në UNESCO

Kosova-ne-Unesko

Në votimin e mbajtur sot në mbledhjen e bordit ekzekutiv të UNESCO, Kosova ka marrë miratimin e 27 shteteve , 14 shtete kanë qenë kundër dhe 14 kanë abstenuar.

Propozimi u bë nga Shqipëria, Gjermania dhe Britania. Ky votim i hap rrugë Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s që të votojë në fillim të nëntorit anëtarësimin e Kosovës.

Lajmin zyrtarisht e ka konfirmuar edhe Hashim Thaçi, i cili po qëndron në UNESCO. “Bordi ekzekutiv i UNESCO­s, sapo e rekomandoi Republikën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO me 27 vota për 14 kundër dhe 14 abstenime”, ka shkruar Thaçi në Tëitter.

Pranimi i propozimit per te futur Kosovën ne agjendën per anëtarësim me UNESKO është përshëndetur dhe nga presidentja Jahjaga, kryeministri Mustafa dhe zyrtare te tjerë te larte te BE-se.

UNESCO është një organizatë që merret me nxitjen e paqes e bashkëpunimit dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në botë.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest