Përdhunohet nga një koleg dhe pushohet nga puna pasi nuk pranon të heshtë

quot-the-guardian-quot-p-euml-rdhunohen-nga-koleg-euml-t-dhe-shefat-pastaj-pushohen-nga-puna_hd

Sarah Pierce u bë punonjëse humanitare pasi dëshironte të ndihmonte në çrrënjosjen e sëmundjeve në Afrikë. Por në dhjetor të vitit të kaluar, teksa punonte në një zyrë të largët në terren në Sudanin Jugor, ajo u përdhunua në çadrën e saj nga një koleg.

Ajo jetonte në një kompleks çadrash me burra dhe gra të tjera nga organizatat e bamirësive lokale. Natën e saj të fundit, përpara një ndërprerje kontrate ajo thotë se një koleg “hyri në çadrën time, ndërsa isha në gjumë. U fut në shtratin tim lakuriq dhe më përdhunoi”.

Pierce e raportoi sulmin me një telefonatë ditën që pasoi. “Kisha dhimbje dhe me siguri isha edhe e tronditur,” tha Pierce (nuk është emri i saj i vërtetë). “Gjëja e parë që më pyeti, është se si ka mundësi që askush nuk më kishte dëgjuar të bërtisja. Më pyetën se pse nuk e raportova menjëherë tek stafi i organizatës – të gjithë burra, disa prej të cilëve jepnin llogari përpara njeriut që më përdhunoi – ose pse nuk ja thashë shoferit apo punonjësve të tjerë- të gjithë burra.

“Ajo donte të dinte se pse nuk e kisha kyçur çadrën time, pse isha në kompleks dhe pse nuk e raportova sulmin menjëherë kur ndodhi? Pse nuk luftova më shumë?”

Pierce tha se përgjigjja përkeqësoi tronditjen që ndiente. “Nuk u pyeta ‘A je mirë, ke nevojë për ndihmë mjekësore?’”

Tre muaj pas sulmit atë e thirrën në kryeqytet, Juba, për një takim.

“Shkova me mendimin se kjo ishte një mundësi për të diskutuar si të përmirësojmë politikat e organizatës,” tha Pierce. “Por (superiori i saj) tha se procedurat që kishim ishin shumë të përshtatshme. Thjesht duhet të mësoja se si ta përballoja situatën, dhe nëse do të vazhdoja të flisja për të, Carter Center nuk do të ishte rehat të më kishte në terren.”

Të nesërmen, kontrata e saj u ndërpre. Pierce thotë se u shkarkua për shkak se ishte haptazi kritike për dështimin e punëdhënësit të saj për ta mbështetur si duhet, ose ta ndihmonte të kërkonte drejtësi.

Julia Hernandez, 28 vjeçe, një punonjëse humanitare nga Brazili, e cila ka punuar për disa agjensi të Kombeve të Bashkuara si dhe për organizata jo qeveritare në Afrikë tregon për ‘The Guardian':

“Kam parë një burrë në moshë, në një takim të lartë të OKB­- së duke bërë foto të gjokseve të disa konsulenteve të reja rreth tryezës. Kam parë kaq shumë nga këto gjëra. Më kanë marrë në telefon kolegët e zyrës për të më thënë se fustani më rri shumë bukur. Jam ndjerë e ngacmuar si nga kolegët në zyrën time ashtu edhe në terren. Është bërë e lodhshme”.

Hernandez, emri i së cilës është ndryshuar, sepse ka frikë nga pasojat që mund të ketë për karrierën e saj, tha se kjo kulturë e bën të vështirë për gratë që të bëjnë punën e tyre.

Shumë prej tyre kanë frikë të flasin pasi druhen se mund të injorohen, të kërcënohen apo mund tu shkaktohet dëm në fushën profesionale./A.A.

/theguardian.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest