VIDEO/ Mësuesja rreh barbarisht nxënësin në Shkodër

Untitled

Një tjetër video që denoncon dhunën që mësuesit ushtrojnë ndaj nxënësve, po qarkullon nëpër mediat online. Dhunimi i nxënësve është diskutuar shpesh si problem në arsimin shqiptar.

Kjo video është filmuar nga vet nxënësit e një shkolle në Bushat të Shkodrës. Mësuesja duket qartë që qëllon me shpullë disa herë një prej nxënësve që mendohet se nuk ka kuptuar qartë detyrën e dhënë.

Pavarësisht se janë denoncuar disa herë raste të tilla dhe mësuesit janë pushuar nga puna apo janë ndjekur penalisht, dhuna ndaj nxënësve vazhdon të ngelet problem në arsimin shqiptar. Mbi të gjitha, ata që i denoncojnë këto skandale janë vetë nxënësit që përmes videove amatore kanë ngritur shpesh zërin në mediat sociale.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest