Largohen sot të gjitha familjet rome nga Liqeni Artificial i Tiranës

20151015_141246_15101507-1_k4ttQd6

Faqja “Aktivizmi Rom dhe Egjiptian” lajmëron se sot janë larguar të gjitha familjet rome të mbetura në zonën e liqenit të thatë. Fillimisht aty kanë banuar 49 familje por sëfundmi kishin ngelur vetëm rreth 20 prej tyre.

Gjithashtu ata lajmërojnë se familjet rome nga Tirana, janë zhvendosur në zona të tjera të kryeqytetit, ku jetojnë familje të tjera rome.

Ndërkohë përsa i përket familjeve që kanë qenë nga Elbasani, Berati apo Pogradeci, thuhet se janë rikthyer në qytetin ku janë të regjistruar me premtimin nga bashkia se do t’iu rikonstruktohen banesat që zotërojnë, shkruan grupi “Aktivizmi Rom dhe Egjiptian”.

Nga ana tjetër, bashkia e Tiranës, duket se nuk ka pritur aspak për të filluar me sistemimin e zonës. Siç ka deklaruar nënkryetari Mazniku përpara disa ditësh për “Historia Ime”, është gati projekti për të ripyllëzuar këtë zonë. /m.g/

20151015_141411_15101520-4_JvWSrPl

20151015_141246_15101507-1_k4ttQd6

20151015_141246_15101510-5_LJdb3lc

20151015_141411_15101519-3_hVKcn2G

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest